TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Autori i vrasjes së 55-vjeçarit në Vlorë Armando Meshau, është djali i Nurihan Metës, anëtares së Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Mësohet se prej disa vitesh Rei Meta dhe viktima kishin përplasje mes tyre për shkak të blerjes së një apartamenti.
Viktima Armando Meshau ka qenë në një pikë interneti për të printuar dokumente dhe sipas burimeve ka nisur të konfliktohet me Rei Metën, i cili ishte në po të njëjtin ambient.
Sipas burimeve, debati ka degjeneruar me grushte ku shkaku ka qenë një banesë dhe sipas burimeve brenda pikës së internetit Armando Meshau, i cili ishte ndërtues, ka debatuar me Metën, duke e ofenduar me fjalë banale dhe i ka thënë që s’ke për ta marrë apartamentin.
Pas debatit, Meta e ka qëlluar Meshaun dy herë me grusht në fytyrë dhe nga goditja ai ka rënë pa ndjenja në tokë duke humbur edhe jetën.