AKTUALITET, 7 Gusht 2023, 19:28

Aksident në Gjirokastër, drejtuesi humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, një i plagosur

Aksident në Gjirokastër, drejtuesi humb kontrollin e mjetit dhe del

Aksident me pasojë një të plagosur në Gjirokastër. Policia bën me dije se rreth orës 18:00, në aksin rrugor “Këlcyrë-Dragot”, në vendin e quajtur “Fusha e Dragotit”, shtetasi E. D., 64 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit kamion, dhe për pasojë ky automjet ka dalë jashtë rruge.

Nga aksidenti, është dëmtuar 64-vjeçari, i cili u dërgua për ndihmë mjekësore, në spitalin e Tepelenës.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.