AKTUALITET, 11 Maj 2025, 18:47

Procesi zgjedhor, prokurorët e Fierit dhe SPAK takim me Ambasadorin e Bashkimit Europian

Procesi zgjedhor, prokurorët e Fierit dhe SPAK takim me Ambasadorin e

Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Fier u zhvillua një takim me Prokurorët e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) dhe Ambasadorin e Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato.

Gjatë këtij takimi, u diskutua mbi rëndësinë e procesit zgjedhor, rolin e prokurorisë në këtë proces, si dhe rëndësinë e hetimeve.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier shprehu gatishmërinë për evidentimin dhe hetimin e menjëhershëm të rasteve që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve.