AKTUALITET, 11 Maj 2025, 18:35

Komisioneri i PL-së përfundon pa ndjenja përtokë, kandidati i PS-së ndërhyn të japë ndihmën e parë. Çfarë ndodhi në Sarandë!

Komisioneri i PL-së përfundon pa ndjenja përtokë, kandidati

Një ngjarje e frikshme ka ndodhur në Sarandë, ku një komisioner i Partisë së Lirisë ra papritur në tokë teksa po ecte në rrugë.

Kandidati i PS-së i zonës, Vasil Llajo, ka ndërhyrë menjëherë për të dhënë menjëherë ndihmën e parë.

Pas 10 minutash erdhi ambulanca e mori. Mjekët thanë se pacienti pati krizë epileptike dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.