TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë masat e sigurisë për trte personat e arrestuar për inceneratorin e Elbasanit. Mësohet se GJKKO ka lënë në arrest me burg Pëllumb Abeshi dhe Bardhul Çabirin.
Ndërkohë që Serafin Papën, i cili është arrestuar së bashku me ta, është caktuar masa e sigurisë "arrest shtëpie".
Kujtojmë se në burg për aferën e inceneratorit të Elbasanit është edhe ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ndërsa biznesmenët Klodian Zoto dhe Stela Gugallja, për të cilët është caktuar ‘arrest me burg’ janë në kërkim.