AKTUALITET, 31 Mars 2022, 19:03

E rëndë në Gjirokastër, 50-vjeçari vetëvaret në një pemë

E rëndë në Gjirokastër, 50-vjeçari vetëvaret

Një 50-vjeçar banues në Libohovë është gjetur i vetëvarur në një pemë.

Sipas policisë, nga këqyrja paraprake në trupin e viktimës L.Dh., 50-vjeç, nuk janë gjetur shenja dhune.

Sakaq grupi hetimor po punon për verifikimin e rrethanave të ngjarjes.

Gjirokastër/ informacion paraprak.

Më datë 31.03.2022, rreth orës 17:00, në fshatin Nepravishtë, Libohovë, në një pemë, është gjetur nga banorët e fshatit, i vetëvarur shtetasi L. Dh., 50 vjeç, banues në Libohovë.

Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.