TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Komisioni i Ekonomisë ka rrëzuar propozimin e opozitës për kandidaturën e Mateo Spahos, për anëtar të Këshillit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë.
Rezultatet e votimit i bëri të ditura nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj, e cila tha se propozimi u rrëzua me 10 vota pro dhe 6 kundër.
Sipas saj, Spaho nuk plotëson kushtet ligjore për në Bankën e Shqipërisë.
“Komisioni i Ekonomisë lidhur me propozimin e kryetari të grupit parlamentar të PD ka vijuar mbledhjen me dëgjesën e kandidaturës që u propozua dhe sipas raportit me 10 vota dhe 6 kundër komisioni vendosi se kandidatura e Mateo Spaho nuk plotëson kriteret ligjore të parashikuara në ligjin për BSH dhe ky raporti i është përcjellë seancës plenare”, u shpreh nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj.