AKTUALITET, 31 Mars 2022, 15:27

Paloka akuzon Alibeajn se “po vazhdon linjën e përçarjes”: Kush nuk e do bashkimin e PD-së, le të gjejë rrugën e tij

Paloka akuzon Alibeajn se “po vazhdon linjën e

Deputeti i PD-së, Edi Paloka, ka akuzuar kreun e grupit parlamentar Enkelejd Alibeajn se po vijon “linjën e përçarjes” dhe jo të bashkimit të partisë.

Këtë reagim në rrjetet sociale, Paloka e bën pas deklaratave nga Alibeaj për mediat si dhe debateve që ky i fundit pati me Sali Berishën në mbledhjen e grupit të PD mëngjesin e të enjtes.

Edi Paloka në shënimin e tij thekson se “linjën e përçarjes po vazhdojne ta ndjekin dhe dy tre deputete te tjere qe pervec mandatit te deputetit qe ju kane dhene demokratet, nuk kane asnje tager tjeter sot”. Madje i kërkon që “të gjejë rrugën e tij” nëse do të vijojë këtë linjë.

Reagimi i plotë i Edi Palokës:

Është e qartë që edhe brenda grupit parlamentar, në kundërshtim me vullnetin shumicës absolute të deputetëve, ka ende nga ata që ndjekin linjën e përçarjes së grupit.

L.B formalisht mori persiper pergjegjesite e tij per vendimin personal qe solli si pasoje dhe percarjen e PD dhe situaten ku jemi sot .

Per fat te keq , kete linje , qe i intereson vetem Rames, po vazhdojne ta ndjekin dhe dy tre deputete te tjere qe pervec mandatit te deputetit qe ju kane dhene demokratet, nuk kane asnje tager tjeter sot. Te flasesh gjoja per bashkim dhe te quash rikthimin e deputeteve te PD ne seline e tyre dhe ne grupin parlamentar ; “pushtim me dhune” …!

Ne nuk ju detyruam te kerkonit falje per gjithshka na solli ne kete pike edhe pse kjo do ishte sjellje normale , presupozuam qe gjithe pergjegjesine e mori me vete L.B. Po pas kesaj, te sillesh sikur jeton ne nje bote tjeter, jashte realitetit e te besh sikur nuk kane ndodhur as 11 dhjetori, as referendumi i 18 dhjetorit, as 6 marsi e te kerkosh ti kthesh demokratet pikerisht atje ku filloi percarja , kjo mua nuk me duket thjeshte naivitet .

Une mendoj se kam qene ai qe duke patur dhe nje post te rendesishem ne parti, me shume se kushdo u perpoqa fillimisht te pengoja percarjen e demokrateve, e me pas vazhdova te perpiqem per bashkimin e tyre. Kam qene e jam me bindjen se pavarsisht se cila u konfirmua shumice brenda PD, bashkimi mbetet domosdoshmeri ne se duam te rrezojme Ramen.

Por ne se dikush , per interesa te caktuara, vazhdon linjen e percarjes qe e gatoi Rama dhe ju a serviri demokrateve L.B me 9 shtator, atehere ai duhet te gjeje rrugen e tij . Kush ka vullnet per bashkim e ka mundesine ta tregoje sot. Demokratet kane humbur kohe boll , nuk kemi me kohe e energji per te harxhuar me njeri tjetrin.