AKTUALITET, 31 Mars 2022, 17:13

Ishte duke punuar, bie nga kati i dytë i ndërtesës 40-vjeçari në Himarë

Ishte duke punuar, bie nga kati i dytë i ndërtesës

Një 40-vjeçar ka rënë nga ndërtesa dykatshe në Himarë ku ishte duke punuar.

Sipas policisë, 40-vjeçari K.H është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë

Më datë 31.03.2022, në fshatin Dhërmi, Himarë, duke punuar, ka rënë nga një objekt dykatësh, shtetasi K. H., 40 vjeç, banues në Korçë, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.