AKTUALITET, 31 Mars 2022, 17:58

Po bënte rregullime në tarracën e shtëpisë, 55-vjeçari në Vlorë bie nga lartësia e katit të tretë

Po bënte rregullime në tarracën e shtëpisë,

Një 55-vjeçar me iniciale A.Sh. në Vlorë ka rënë nga lartësia e katit të tretë, pasi ka qenë duke bërë disa rregullime në tarracën e banesës së tij.

Policia njofton se ai është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

“Më datë 31.03.2022, në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, duke bërë disa rregullime në tarracën e banesës së tij, ka rënë nga  kati i tretë, shtetasi A. Sh., 55 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.