TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa e ftuar në studion e News24 ku ka folur në lidhje me zhvillimet që kanë prekur demokratët së fundmi.
Zhupa deklaroi se PD e vërtetë është ajo që ka si kryetar Sali Berishën dhe ka strukturat e saj dhe Primaret, ndërsa palës së Alibeajt e Bashës sipas saj i mungojnë demokratët dhe strukturat për të qenë Partia Demokratike.
Ajo shtoi më tej se nuk mund të ketë një parti pa kryetar, duke thënë se nuk mundet që përgjegjësitë e kryetarit të partisë të delegohen ashtu si pretendohet nga pala tjetër, ndërsa tha se kjo gjë ka krijuar një ngërç ligjor ku KQZ ka kërkuar një deklaratë me shkrim nga Basha.
Zhupa tha gjithashtu se kandidatët e dalë nga Primaret nuk do dalin në siglat e partive të tjera, por do bëjnë gjithçka që ata të garojnë nën logon e PD-së, ndërsa tha se nëse kryeministri Rama nuk do e lejojë këtë gjë, atëherë do vijohet me koalicionin.