TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një koment i shkurtër i transmetuar tek Zëri i Amerikës, çoi në shkarkimin e Drejtorit të Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta. VOA ka publikuar urdhrin në të cilin thuhet se një intervistë e Ardian Koçi më datë 12 shkurt, pa lejen e Eprorit, është bërë shkak për shkarkim.
Ish-drejtori e quan vendimin të padrejtë, por në një farë mënyre të pritshëm, pasi i kishin bërë presion edhe më parë për ta larguar nga puna.
“[…] ju keni dhënë një intervistë për shtyp për median Zëri i Amerikës, publikuar në faqen web www.zeriamerikes.com, në datën 12 shkurt 2023, për të cilën Ju nuk keni njoftuar dhe nuk keni marr një miratim nga Eprori…”, thuhet ndër të tjera në vendimin e shkarkimit nga detyra.
Ardian Koçi njihet dhe është vlerësuar për detyrën dhe përkushtimin për zbatimin e saj, gjatë këtyre 10 viteve si drejtor i Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta. Dje, më 8 Mars 2023, ka qenë dita e fundit e tij në detyrë.
“Pas gati 10 vjet punë, si drejtor i institucionit pergjegjes per administrimin dhe monitorimin e Zonave te Mbrojtura Fier, sot me nderpriten padrejtesisht marredheniet me punen. Shkaku është sa qesharak aq edhe absurd”, shkroi ai në lajmërimin e shkarkimit nga detyra.
Sot në emisionin Ditari të Zërit të Amerikës, ora 18.00, mund të ndiqni një intervistë ku ish-drejtori Ardian Koçi shpjegon arsyet që mendon se kanë çuar në pushimin e tij.