AKTUALITET, 9 Mars 2023, 17:24

Kapen mbi 22 kg drogë në Athinë, arrestohet 37-vjeçari shqiptar, ja ku e kishte fshehur

Kapen mbi 22 kg drogë në Athinë, arrestohet 37-vjeçari

Policia greke ka arrestuar një shqiptar 37 vjeçar në zonën e Nikeas, Athinë, dhe ka sekuestruar një sasi të madhe droge.

Gjatë kontrollit të banesës së tij janë gjetur dhe sekuestruar 20 pako me 21 kg 638 gram marijuanë, 868 gram kokainë, 1 peshore dhe 1 celular.

Shqiptari kishte krijuar një mur të dyfishtë në papafingo që shërbente për fshehjen e drogës.

<iframe width="560" height="315" src="https://www.youtube.com/embed/WWyXBT0mNFA" title="YouTube video player" frameborder="0" allow="accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share" allowfullscreen></iframe>