TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputetja e Partisë Demokratike, Jordia Tabaku ka reaguar pas vendimit të marrë nga Këshilli i Bashkimit Evropian lidhur me lëvizjen e lirë, pa viza për qytetarët e Kosovës në zonën Shengen.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Tabaku ka shkruar se ‘më në fund Kosova nuk është ishulli izoluar i Europës por një hap më afër në integrimin’.
“Vendimi për Kosovën ???????? & qytetarët e saj për të udhëtuar pa viza në BE ????????është i duhuri por i vonuar në kohë!
Më në fund Kosova loke nuk është ishulli izoluar i Europës por një hap më afër në integrimin.
Nuk ka zgjerim të BE në BP pa Kosovën pjesë të procesit!”, ka shkruar Tabaku.
Kujtojmë se sot Këshilli i Ministrave i Bashkimit Evropian ka miratuar në lexim të parë vendimin për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Kujtojmë se më 12 janar të këtij viti Komiteti për Liritë Qytetare, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme, që shkurt njihet edhe si LIBE, i Parlamentit Evropian, në pikën për Kosovën që ndërlidhet me procesin e liberalizimit të vizave kishte votuar me shumicë dërmuese pro liberalizimit të vizave.
Ndërkaq, më 14 dhjetor të vitit të kaluar Ambasadorët e Bashkimit Evropian (BE) e kanë miratuar tekstin e kompromisit për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
Ekipet negociuese të Parlamentit Evropian dhe kryesisë së Këshillit të BE-së, arritën marrëveshjen për projekt-rregulloren për udhëtimin pa viza për poseduesit e pasaportave të lëshuara nga Kosova.
Institucionet e BE-së ranë dakord që kërkesa për të mos pasur viza për kosovarët do të zbatohet nga data e fillimit të funksionimit të Sistemi Evropian i Informacionit dhe Autorizimit për Udhëtimet (ETIAS) dhe në çfarëdo rasti, jo më vonë se 1 janari 2024.
Sipas rregullave, mbajtësit e pasaportave të Kosovës që udhëtojnë në BE pa viza, do të mund të qëndrojnë për 90 ditë, në çdo periudhë 180 ditore.