TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur në lidhje me listën e kandidatëve të PL për këshilltarë bashkiakë në Bashkinë e Tiranës.
Ai tha se 26 emrat e parë janë miratuar nga kryesia duke vlerësuar kontributin e disa prej emrave që janë pjesë e kësaj liste.
“Komisioni ka bërë një vlerësim përfundimtar të kësaj liste në bazë të aplikimeve që secili prej kandidatëve ka shprehur. Lista me 26 emrat e parë është e zyrtarizuar nga kryesia. Do të zyrtarizohet përfundimisht pasi të plotësohet nga dokumentacioni përkatës.
Kjo listë kryesohet nga Silva Caka dhe disa nga figurat më kryesore të Partisë së Lirisë si Endrit Braimllari, Floida Kërpaçi, Tedi Blushi.
Kemi hedhur një firmë ku jemi angazhuar për të çrrënjosur regjimin dhe kthimin e këshillave bashkiakë në tribuna për qytetarët dhe grupet e interesit. Hapi i dytë është një ligj që do të garantojë ushtrimin e të drejtës së referendumit që i jep fund pengmarrjes së shtetit”, tha Meta.
Ai foli edhe për takimin e një dite më parë me ambasadoren e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim.
“Asnjë lloj presioni, përkundrazi kemi pasur një bisedë tepër konstruktive dhe Shtetet e Bashkuara janë të interesuara për një opozitë të fuqishme që në vend të funksionojë llogaridhënia.
Po kështu e kam falenderuar ambasadoren për bashkëpunimin e shkëlqyer që kanë të rinjtë tanë dhe gratë e partisë së lirisë me institutin republikan edhe sa i takon zgjedhjeve vendore dhe Institutin Demokratik Amerikan”, deklaroi ai.