TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazment Bardhi, ka kundërshtuar vendimin e Ilirjan Celibashit për plotësim dokumentesh nga ana e PD, pasi sipas tij janë të gjitha të dorëzuara.
“PD ka dorëzuar dokumentacionin e plotë ligjor për regjistrim. Deklaratat e sotme politike të KQZ nuk kanë asnjë lidhje me ligjin, por janë formalizim i një vullneti politik ekstraligjor. Nuk do të ketë asnjë plotësim dokumentacioni sa kohë ai është dorëzuar i plotë”, ka shkruar Bardhi.
Celibashi tha sot se nuk do ta regjistrojë Partinë Demokratike nëse nuk ka plotësim dokumentesh brenda 48 orësh nga e e Lulzim Bashës, për të cilin tha se figuron ende kryetar në Gjykatën e Tiranës, duke rrezikuar mosregjistrimin në zgjedhje. Celibashi tha se deklarata solemne me firmën e Lulzim Bashës dhe jo të një të personi të deleguar prej është dokument kyç për regjistrim dhe nuk mund të pranohet ai që është dorëzuar tashmë me firmën e Enkelejd Alibeajt.
"Kodi e thotë qartë se deklarata e kryetarit të partisë nuk është kompetencë por përgjegjësi, dhe si përgjegjësi ajo nuk mund të delegohet. Kjo është përgjegjësi tërësisht personale. Pra, nuk është kompetencë por përgjegjësi’- tha prerë Celibashi.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rrëzoi kërkesën e PD-së së drejtuar nga Sali Berisha dhe të Lulzim Bashës për zgjedhjet e 14 majit. Megjithatë, kryekomisioneri Celibashi shtyu dhe regjistrimin e PD-së zyrtare duke i lënë 48 orë afat që deklaratën e angazhimit politik për zgjedhjet, ta firmosë Basha, dhe jo i deleguari i tij Enkelejd Alibeaj.