AKTUALITET, 9 Mars 2023, 18:20

Aksident i rëndë te nënkalimi i TEG-ut, dy viktima dhe disa të plagosur (PAMJET)

Aksident i rëndë te nënkalimi i TEG-ut, dy viktima dhe disa
Vendi i aksidentit të rëndë

Një aksident i rëndë, me dy viktima, ka ndodhur te nënkalimi afër rrethrrotullimit të TEG-ut. 

Një makinë ka rënë nga korsia e sipërmes e rrugës Tiranë-Elbasan në nënkalim, duke shkaktuar edhe aksidentin e rëndë, ku një makinë, ku ndodheshin edhe viktimat, është shkatërruar krejtësisht, siç duket edhe nga pamjet e filmuara nga MCN TV.

Paraprakisht mendohet se shkak i aksidentit të rëndë është bërë shpejtësia e madhe.