TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ylli Gurra, ish Myftiu i Tiranës, tha se hapja e xhamisë së Namazgjasë është një moment shumë emocionues për besimtarët myslimanë.
“Pas një dekade, xhamia e Namazgjasë, mund të hapet nesër përmes një ceremoniali zyrtar, me pjesëmarrjen e Presidentit turk Erdogan dhe Kryeministrit Edi Rama”, tha Gurra.
Ai tha se kjo ishte një ëndërr që pritet prej 86 vitesh që të realizohet. “Hapja e kësaj xhamie plotëson një domosdoshmëri fetare, është një plotësim i dinjitetit të munguar”, tha Gurra për News 24.
Në vijim, ish-myftiu i Tiranës kjo xhami shtrihet me një sipërfaqe 10 mijë m2 dhe në rastin më të mirë mund të marrë më pak se 10 mijë besimtarë, por do të përdoren edhe hapësirat jashtë, me drejtim nga juglindja.
Përsa i takon raporteve të KMSH me shtetin turk dhe zgjatjes së hapjes së xhamisë së Namazgjasë, Gurra tha se nuk ka asnjë arsye që Turqia apo Presidenti Erdogan të ishin pengesë për hapjen e saj.
Gurra tha se xhamia është në tokë shqiptare, do të shërbehet nga shqiptarë, por duhet t'i shërbejë edhe interesit shqiptar.