AKTUALITET, 3 Shkurt 2022, 09:05

Ilir Meta “non grata”? Kryemadhi: Basha të flasë se pse nuk ikën në Amerikë me Bardhin

Ilir Meta “non grata”? Kryemadhi: Basha të flasë se pse

Një shpallje “non grata” e presidentit Ilir Meta duket se nuk e shqetëson bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi.

Gjatë emisionit “Opinion”, ajo u shpreh se të gjitha lajmet i shpërndan kryedemokrati Lulzim Basha.

Madje i kërkoi që të japë llogari për udhëtimet e tij të ndaluara në Amerikë, duket përmendur edhe sekretarin e Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi.

“E ça pastaj? Personi që i thotë këto e dini kush është? Unë nuk e kam dëgjuar ambasadoren amerikane.

Zëdhënësi i Edi Ramës, Lul Basha të flasë se pse nuk ikën vetë në Amerikë bashkë me Gaz Bardhin.

Meta ka vizë 5-vjeçare por ka bezdi udhëtimet me avion,“-tha ajo në fjalën e saj.