TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjykata Kushtetuese do të mblidhet sot sërish për të vendosur për presidentin Ilir Meta.
Sipas njoftimit seanca do të mbahet në orën 10:00 të paradites për të shqyrtuar kërkesën e Kuvendit për shkarkimin e kreut të Shtetit me argumentin se ka shkelur kushtetutën në zgjedhjet e kaluara të 25 prillit.
Vetë kreu i Shtetit e ka nisur ditën me një mesazh në rrjetet sociale.
“Mirëmëngjes të dashur miq! Kryesorja në jetë të ruajmë 1 dhe të mos e kemi mendjen te shtimi i zero, sepse pa 1 gjithçka zhbëhet në zero absolute”, shkruan Meta.
Në seancën e shkuar presidenca kërkoi përjashtimin e gjyqtarëve që sipas tyre nuk plotësojnë kushtet ligjore për të qenë pjesë e procesit.
Presidenca pretendoi se Gjykata se ka shqyrtuar çështjen prej tre muaj duke e transferuar konfliktin nga magjistratura e vjetër tek e reja.
Kjo mënyrë e funksionimit të Kushtetueses dhe e gjithë trupa e ka pezulluar apriori afatin pa njoftuar edhe palët në proces dhe ky është një fakt ku kjo trupë s’ka legjitimitet për ta shqyrtuar çështjen.