TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një lokali në Rrugën e Durrësit në kryeqytet i është vënë lëndë plasëse gjatë natës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:45, ku lënda plasëse është vendosur pranë derës hyrëse te lokalit.
Lokali është në pronësi të Arbër Sinanit, ndërsa ende nuk dihen shkaqet.
Sinani ka deklaruar se nuk ka konflikte me askënd. Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Nga shpërthimi janë bërë copash xhamat e lokalit, ndërsa raportohet se la pasur vetëm dëme materiale.
Lënda plasëse raportohet se ishte vendosur pranë derës hyrëse të lokalit, ndërsa nuk ka persona të lënduar.
“Rreth orës 03:45, në Rrugën e Durrësit, në lokalin në pronësi të shtetasit A. S., dyshohet se ka plasur një sasi e vogël lënde plasëse, e vendosur pranë derës hyrëse të lokalit.
Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Nuk ka persona të lënduar.
Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.