AKTUALITET, 18 Korrik 2025, 09:14

Shpërthim me lëndë plasëse në një lokal në qendër të Tiranës

Shpërthim me lëndë plasëse në një lokal në

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në një lokal në Rrugën e Durrësit, në qendër të Tiranës. Lënda plasëse ishte vendosur pranë derës hyrëse të lokalit dhe shpërthimi ka ndodhur rreth orës 03:45.

Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa raportohet se nuk ka persona të lënduar.

"Rreth orës 03:45, në Rrugën e Durrësit, në lokalin në pronësi të shtetasit A. S., dyshohet se ka plasur një sasi e vogël lënde plasëse, e vendosur pranë derës hyrëse të lokalit.

Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Nuk ka persona të lënduar.

Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes"- njoftoi policia.