TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV u debatua për ndërhyrjen e qeverisë ndaj ndërtimeve pa leje në Theth. Gazetarja Klodiana Lala u shpreh se të gjitha instancat shtetërore mbyllën sytë dy vitet e fundit ndaj dhe duhet të hetohen të gjithë. Ndërsa analisti Baton Haxhiu u shpreh se ndërtimet që u prishën janë ndërtuar në katër muajt e fundit dhe se ata që ndërtuan janë nga Tirana.
Pjesë nga biseda
Lala: Si u lejuan qytetarët të ndërtonin? Thethi u ndërtua dy vitet e fundit. IMT, policia, kryepleqtë etj. kanë mbyllur sytë. Edhe pse nuk pajtohem me arbitraritetin e qeverisë, jam kundër ndërtimeve pa leje. Duhet të ketë hetim për ata që lejuan ndërtimet pa leje.
Haxhiu: Në Theth vetëm këto dy vite ka patur numër shumë të vogël shtëpish. Ka patur dy gjëra që joshnin turistët si Kisha dhe kulla e ngujimit dhe kur ato u bllokuan me ndërtime pa leje ka ndodhur që ka patur reagimin.
Lala: Unë isha këtu te Rakipi dhe thashë që u ndërtua te kisha nga një kriminel i zonës.
Haxhiu: Ndërtimi me struktura druri është i përkohshëm sepse prishet. Ajo që ka ndodhur atje është në katër muajt e fundit. Kush ka faj? Të gjithë ata që kanë vendosur.
Lala: Unë kam bërë një status publik për Prek Kodrën. Ajo çfarë unë kam thënë këtu nuk ishte në mbrojtje të prokurores, por thashë se Rama nuk mund të gjejë fajësinë te hallka e fundit që është prokurorja. Ajo ka dërguar oficerin e policisë gjyqësore, sepse prokurorët nuk shkojnë në vendngjarje dhe oficeri ia ka sjellë me të njëjta parametra si IMT. Nuk më shqetëon vendimi që ka marrë Elsa Gjeli, por çfarë kanë bërë prokuroët pas nisjes së aksionit të prishjes. Në Theth nuk kanë çertifikata pronësie. I ka lejuar të ndërtonin një pushtet kriminal. Ku ishte inspektori i IMT, po OSHHEE, po Beneti që i nxorri në Facebook, po Rama që u tha sillni fëmijët këtu?
Haxhiu: Nuk janë qytetarët e thjeshtë. Janë tre nga Tirana që ndërtuan atje.
Lala: Mënyra si u veprua në aksion, tregoi se si ishte shndërruar ajo panoramë, por kjo nuk e justifikon ndërhyrjen në sezon dhe pastaj në shtator të ndërhynin pasi të iknin turistët që po largohen të tmerruar.