TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV u diskutua për përpasjen mes ish-aleatëve të kolicionit “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj dhe Endrit Shabani për kandidatin që duhet të hyjë në Parlament. Analisti Andi Tela tha se kjo përplasje tregoi se Lapaj dhe Shabani janë "adoleshentë politikë".
“Para zgjedhjeve të gjithë impononin polin e tretë për t’iu kundërvënë dy partive kryesore. Por ata më duket se e njihin më mirë njëri-tjetrin dhe kishin arsye të qarta që të mos bashkoheshin.
Këta të dy që u bashkuan shumë vonë, treguan se çfarë ishin. Gjithë retorika e politikës së re tregoi se përbëhej nga dy fëmijë, dy adoleshentë politikë që me ngjarjet e ditëve të fundit zihen edhe për një post parlament që nuk u jep mundësi të bëjnë politikë reale.
Përpara zgjedhjeve kur dolën dhe thanë se do t’i kundërviheshin Ramës dhe Berishës me këto listat e mbyllura për familjarët, u thonin se nuk është e lehtë që po bënin dhe kjo tregoi krejt të kundërtën.
Ata u kanë marrë nga një deklaratë të 12 vetëve që janë në listë, por është një deklaratë që nuk ka vlerë. Të 12 duhet ta marrin një herë mandatin dhe pastaj të dorëhiqen. Ligji zgjedhor e përcakton shumë mirë. Do të nisë parlamenti në 10 apo 16 shtator, do të bëhet betimi i 140 deputetëve, e para e listës është Ana Dajko. Nëse ajo tërhiqet duhet të shkojë të KQZ dhe pastaj duhet marrë emri i dytë në listë dhe duhet të betohet. Duhen bërë 12 seanca çdo të enjte, pa llogaritur që një të enjte Elisa nuk e fut në listë, një të enjte njëri prej tyre nuk do që ta heqë mandatin dhe do të kalonin 3-4 muaj minimumi që Adriatik Lapaj të hynte në parlament. Pra këtë që bëjmë sot ne mund ta bëjmë edhe në dhjetor kur t’i vijë radha”- tha analisti Andi Tela.