TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, është diskutuar për masat e paraburgimit të Ilir Metës dhe Erion Veliajt, ku ka patur një debat mes të ftuarve. Sipas Andi Bushatit, këta mbahen në izolim me urdhër të Ramës, ndërkohë që Lala dhe Haxhiu e kundërshtuan.
Debati:
Klodiana Lala: Edhe kjo histeria që kemi parë dhe dimë çdo gjë. Ku e dini ju cfarë ka dosja?
Andi Bushati: Dosja bëhet publike se shkon në gjykatë.
Klodiana Lala: Jo ne shohim vetëm një pjesë, vendimin për masën e sigurisë, por nuk është ajo dosja. Është shumë e gjerë dhe mund të ketë detaje dhe prova, që nuk kemi idenë që ekzistojnë. Histeria për të thënë nuk ka prova…
Andi Bushati: Histeria kolektive është ajo e papagallëve të SPAK, që thonë u përgjua Veliaj dhe u kapën provat e mëdha, por ndërkohë asgjë…
Baton Haxhiu: Prokuroria jep për publikun gjëra të nevojshme, sa për të arsyetuar paraburgimin, por nuk e dimë cfarë ka në dosje.
Andi Bushati: Gjykata e zbardh vendimin dhe thotë, Veliaj duhet të vijojë të mbahet në burg, për një 1,2,3, gjëra. Unë që e lexoj, nuk më duket asnjëra e besueshme dhe kam të drejtën të pyes, pse mbahet ky njeri në burg? E çoj më tej, ky njeri, po mbahet në burg, sepse njëkohësisht, Rama i ka zhdukur deputetët nga grupi parlamentar, e ka zhdukur nga Bashkia, Veliaj po luftohet politikisht nga Rama dhe levat e Ramës në drejtësi vazhdojnë punën. Njësoj si Meta, u luftua nga Rama për tu shkatërruar LSI dhe levat e Ramës e mbajtën në burg.
Klodiana Lala: Kjo është analizë politike.
Baton Haxhiu: Nuk ka dikush që njoh në jetën publike, që emrat për të cilët fole, që janë padrejtësisht dhe është jo humane të rrinë të arrestuar, ti për këta ke thënë janë të korruptuar
Andi Bushati: Por duhet të jenë për gjërat që janë.
Ylli Rakipi: Me pushtetin që kanë këta, nuk e kap dot. Edhe Al Capone për taksa e çuan.
Andi Bushati: Për Al Caponen ka patur kritika se kishte proces fals. Kushdo ka të drejtë të vërë në pikëpyetje vendimet e drejtësisë. Aq më tepër, vendime që përkojnë dhe lidhen me direktivat e kryeministrit. Kjo e bën të dyshueshme panoramën e përgjithshme.
Baton Haxhiu: Ka një kontradiktë me fjali që janë publike, ku thuhet se disa persona janë më të korruptuarit dhe këta bëjnë qeverinë Rama të jetë e padinjitetshme, janë fjalët e Bushatit këto.
Andi Bushati: Është tjetër gjë drejtësia dhe tjetër gjë se çfarë shkruaj unë. Unë dhe për Berishën kam thënë pr 21 Janarin të jetë para drejtësisë, por jo për paçavuren që i kanë bërë këta.
Baton Haxhiu: Kur u dënua Al Capone, gjithë gazetat kanë shkruar është e padenjë të dënohet për këtë akuzë. Por kanë harruar se më herët kanë shkruar për rastet e Alkapone.
Andi Bushati: Po flasim për drejtësi farsë.