TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Efektivit të policisë rrugore në Lezhë, Zef Kola i është vendosur tritol në banesën e tij rreth orës 02:00 pas mesnatës.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Manati në Lezhë ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të mësuar më shumë detaje. Nga shpërthimi nuk ka njerëz të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Autorët nuk dihen ende ndërsa do të jetë dëshmia e policit që do të zbardhë ngjarjen. Polici Kola tha për mediat se nuk ka konflikte me askënd dhe kërkon që drejtësia që zbardhë ngjarjen. Djali i tij ishte kandidat kryetar të degës së PD-së kur u zhvilluan zgjedhjet para pak kohësh.
“Në fshatin Manati, në porten e e oborrit të banesës së shtetasit Z. K., rreth 50 m nga godina e banesës, në anë të rrugës kryesore Manati-Lezhë, është vendosur një sasi e dyshuar lëndë plasëse e cila ka shpërthyer duke dëmtuar një seksion të portës.
Në vendngjarje po mbërrijnë specialistë të Njësisë Antieksploziv, për të kryer veprimet përkatëse për përcaktimin e llojit dhe sasisë së lëndës plasëse.
Grupi hetimor në vendin e ngjarjes, vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje”- njofton policia.