AKTUALITET, 15 Tetor 2023, 08:43

I riu përplas me makinë për vdekje një 77-vjeçar në Malësinë e Madhe

I riu përplas me makinë për vdekje një 77-vjeçar

Një aksident me pasojë një të vdekur ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në rrugën Shkodër-Koplik. Sipas policisë, një 24 vjeçar banues në Maqedoninë e Veriut dyshohet se ka përplasur për vdekje një të moshuar nga Malësia e Madhe.

“Rreth orës 05:40, në aksin rrugor Shkodër – Koplik, mjeti me drejtues shtetasin E. I., 24 vjeç, banues në Gostivar, Maqedoni e Veriut, ka përplasur shtetasin këmbësor M. P., 77 vjeç, banues në Omaraj, Malësi e Madhe.

Si pasojë e përplasjes, shtetasi këmbësor ka humbur jetën. Ndërkohë drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër”, thuhet në njoftimin e policisë.

Nderkohe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.