AKTUALITET, 14 Tetor 2023, 20:06

Rama jep lajmin: Projekti Durrës Ecopark, në finalen e çmimit prestigjioz botëror të arkitekturës

Rama jep lajmin: Projekti Durrës Ecopark, në finalen e çmimit

Kryeministri Edi Rama deklaroi se Projekti Durrës Ecopark ka arritur në finalen e çmimit prestigjioz botëror të arkitekturës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama u shpreh se duke e shndërruar një landfill, dikur famëkeq në një simbol të eko-rezistencës, ne po bëjmë hapa drejt një Shqipërie më të pastër dhe më të gjelbër.

“I emocionuar të njoftoj se projekti Durrës Ecopark ka arritur në finalen e çmimit prestigjioz botëror të arkitekturës në https:// miesarch.com/work/5462 . Duke e shndërruar një landfill dikur famëkeq në një simbol të eko-rezistencës, ne po bëjmë hapa drejt një Shqipërie më të pastër dhe më të gjelbër”, shkruan Rama në platformën X.