AKTUALITET, 14 Tetor 2023, 17:16

“Kemi vdekur nga rrahjet e torturat, por emra nuk kemi qit”, policia greke ndalon për mbi 12 orë këngëtarin shqiptar, reagon Gold AG: Shkak ishte...

“Kemi vdekur nga rrahjet e torturat, por emra nuk kemi qit”, policia

Policia greke ka ndaluar për mbi 12 orë këngëtarin e njohur nga Kosova, Arian Agushi i njohur si “Gold AG”.

Lajmin e ka bërë me dije vetë ai duke treguar se pasi ka arritur pak pas mesnate në Athinë, është ndaluar nga policia e Greqisë dhe e kanë mbajtur të mbyllur deri në mëngjesin e sotëm. Gold AG iu ka kërkuar falje fansave të tij për shkak se koncertet e parashikuara për sot dhe nesër janë anuluar.

Ndërkohë këngëtari nga Lugina e Preshevës ka pasur edhe mesazh për ata “që e kanë spiunuar”. Ai pretendon se arsyeja e vetme janë këngët e tij dhe origjina për çka i kanë ndaluar hyrjen në Greqi.

"Lajmërim për shqiptarët në Greqi

Mbrëm rreth orës 1:00 pas mesnate arrita në Athinë. Në kontrollën e pasaportave u ndalova nga policia greke dhe më mbajtën të mbyllur deri në mëngjesin e sotëm. Arsyeja e vetme ishin këngët e mia dhe ma bënë ndalesë hyrjen në atë vend.

Ju kërkoj falje krejt atyre dashamirëve që do të ishin sonte e nesër prezent në koncertet e mia. Shpresoj që shihemi herav tjera. Kushdo që ka spiunu dua ti them me pak fjalë: Jemi burgos historikisht, kemi vdekë nga rrahjet e torturat, por emra nuk kemi qit.

E tash pa na rreh kërkush e qesim njëri tjetrin në gracka për fitime personale. Jam mësuar se kam s’pari kështu, dhe do vazhdoj se … S’JAM FAJTOR SE JAM SHQIPTAR", shkruan ai.