AKTUALITET, 14 Tetor 2023, 19:00

Tabaku tregon se si zgjidhet kriza në PD: Vullneti i deputetëve i qartë, zgjodhën Bardhin kryetar grupi

Tabaku tregon se si zgjidhet kriza në PD: Vullneti i deputetëve i

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku deklaroi se situata brenda demokratëve nuk mund të zgjidhet nga asnjë vendim gjykate. Sipas saj është faji i vetë demokratëve që duan të transferojnë situatën te mazhoranca, e cila sipas saj është e kënaqur me këtë situatë dhe kërkon ta zvarrisë sa më shumë.

Ajo shtoi më tej se deputetët e PD kanë shprehur qartësisht vullnetin e tyre për përfaqësimin, duke thënë se Gazment Bardhi ka marrë votën e shumicës për të qenë kreu i grupit parlamentar të PD.

“Këtë nuk e zgjidh asnjë vendim gjykate. Është faji jonë që duam ta transferojmë te mazhoranca që është e kënaqur me këtë situatë dhe kërkon ta zvarrisë. Sot mazhoranca ka interes që debatin mos ta ketë me ne, por ne ta kemi me veten tonë.

Dëshira dhe vullneti i deputetëve  ka qenë e qartë për përfaqësimin. Bardhi ka marrë votën e deputetëve që kanë firmosur si shumicë që ai të jetë kryetari i grupit parlamentar. Duhet të shohim fytyrat e ministrave si qeshin që të kuptojmë se beteja jonë e brendshme nuk duhet të bëhet në parlament”, tha Tabaku.