TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Durrësit ku ka mbetur i plagosur Spiro Toli, i cili dyshohet se u qëllua me thikë nga kunati i tij Festim Hoxha.
Pas plagëve të marra, Toli është transportuar drejt spitalit, ndërsa është shpallur në kërkim kunati i tij, Festim Hoxha.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 12:00, në lagjen nr.15 Durrës, shtetasi F. H., gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), kunatin e tij, shtetasin S.T, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Vijon puna për kapjen e shtetasit F. H. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.