TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Avokati Indrit Sefa, ka ngritur shqetësime lidhur me ndryshimet e fundit në Kodin Penal, duke theksuar mungesën e përshtatjes me realitetin shqiptar.
Sipas tij, shumë dispozita janë përkthyer fjalë për fjalë dhe cenojnë të drejtat e profesionistëve dhe të njeriut në tërësi. Ai apelon që hartimi i ligjeve të bëhet nga ekspertë të nivelit të lartë, duke pasur parasysh aspiratat europiane. Sefa kërkon mbështetje të gjerë për drejtësinë e re dhe një qasje më të thellë filozofike ndaj reformave ligjore.
"Duhen ndryshime në Kodin Penal, sepse duhet të afrohemi drejt BE-së. Hartimi i kodeve duhet bërë nga njerëzit më të mençur të shoqërisë. Dispozitat thjesht janë përkthyer pa përshtatje. Ka vepra penale që cenojnë të drejtat e njeriut. Ka dispozita që cenojnë profesionistët. Ndryshimet janë si iniciativë që nga viti 2020. Ata që hartojnë Kodin duhet të jenë filozofë të së drejtës, se ka të bëjë edhe me mënyrën sesi e mendon shoqërinë shqiptare. Kushtetuta e parë e Republikës së Shqipërisë prsh ka qenë shumë e mirë, sepse ka krijuar balancë pushtetesh. Drejtësia e re ka bërë shumë punë, duhet të mbështetet masivisht nga shoqëria shqiptare.", tha Sefa.