TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

KQZ i ka dhënë mandatin e kryebashkiakut të Kukësit, Albert Halilaj, kandidatit të PS-së i cili fitoi zgjedhjet me mbi 5500 vota më shumë se rivali i “Bashkë Fitojmë”, Emri Vata.
“Vendosim dhënien e mandatit të kryetarit të bashkisë Kukës Albert Halilaj të propozuar nga Partia Socialiste, ky vendim hyn në fuqi menjëherë. Mund të bëhet ankimin brenda 3 ditëve”, tha kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi.
Në zgjedhjet e pjesshme të 24 shtatorit, Albert Halilaj i Partisë Socialiste grumbulloi 13025 vota.
Ndërsa Emri Vata, kandidati opozitar i koalicionit “Bashkë Fitojmë” ka marrë 7431 vota.
Kandidati i PS siguroi fitoren me një diferencë prej 5594 vota më shumë se Emri Vata.