TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar për ngjarjen e rëndë që ndodhi pas mesnate ku është qëlluar me kallashnikov ndaj godinës së Top Channel dhe për pasojë humbi jetën roja 60-vjeçar.
Në një postim në rrjetet sociale, Meta shkruan “bashkohem me pikëllimin dhe dhimbjen e familjarëve dhe gjithë shoqërisë sonë. Epoka e krimit duhet të marrë fund, që të vijë epoka e shqiptarëve”.
Postimi i Metës:
Edhe sot krimi e mori një jetë. Një jetë të pafajshme, të një punëtori. Sot një roje televizioni, para pak ditësh një pastruese lokali. Viktimat e krimeve nuk janë të largët e të panjohur, ata janë njerëzit tanë, bashkëqytetarët tanë, shqiptarët tanë.
Bashkohem me pikëllimin dhe dhimbjen e familjarëve dhe gjithë shoqërisë sonë.
Epoka e krimit duhet të marrë fund, që të vijë epoka e shqiptarëve.
Dhe do të marrë fund, shumë shpejt!