AKTUALITET, 27 Mars 2023, 09:36

FOTOT/ Klodiana Lala publikon të tjera pamje nga sulmi ndaj Top Channel

FOTOT/ Klodiana Lala publikon të tjera pamje nga sulmi ndaj Top Channel

Gazetarja Klodiana Lala ka publikuar të tjera foto që tregojnë detaje nga sulmi i organizuar ndaj Top Channel.

Në fotot e postuara në profilin e saj në Facebook, duket se shufrat e hekurit të ambienteve të televizionit kombëtar, janë shpuart tej përtej nga plumbat e kallahsnikovit. Vrima që kanë krijuar, sipas matjeve, është një katror i përbërë nga katër brinjë me nga 2 centimetra secila. 

Ngjarja ndodhi rreth orës 01:00. Persona të paidentifikuar u afruan pranë Top Channel me një automjet tip 'Range Rover' me targa të vjedhura dhe qëlluan me breshëri kallshnikovi kundrejt ambienteve të televizionit.

Një nga plumbat kapi rojen e sigurisë, Pal Kola, 60 vjeç, i cili humbi jetën në vend. Autorët u larguan nga vendngjarja, ndërsa mjeti bashkë me dy kallshnikovët u gjetën duke u djegur. Shkaqet e ngjarjes nuk dihen ende.