AKTUALITET, 5 Qershor 2022, 12:09

I maskuar me kallashnikov si personazhi horror ‘Scream’/ Ky është momenti i grabitjes së bankës në Koplik

I maskuar me kallashnikov si personazhi horror ‘Scream’/ Ky

Pamjet që shihni tregojnë momentin e grabitjes së filialit të një banke të nivelit të dytë në Koplik të Malësisë së Madhe. Ngjarja në fjalë ndodhi më 9 maj të këtij viti.

Gjithçka duket e mirëmenduar, autori në foto ka vendosur të fshehë identitetin e tij, përmes një maske si të filmave horror, duke i ngjarje personazhit Scream. Siç shihet autori kërcënon përmes armës dy punonjës të bankës, ndërsa njëri prej tyre qëndron i shtrirë përtokë.

Kujtojmë se për këtë ngjarje janë arrestuar 3 persona, konkretisht Bekim Gurraj, 22 vjeç, Armir Shabaj, 25 vjeç dhe Admir Shabaj, 19 vjeç, banues në Aliaj, Malësi e Madhe.

Ndalimi i këtyre shtetasve u bë sepse në datën 09.05.2022, rreth orës 14:10, këta shtetas, në bashkëpunim me njëri – tjetrin, nën kërcënimin e armëve të zjarrit, kanë hyrë në degën e bankës, në Koplik, Malësi e Madhe dhe kanë marrë vlera të konsiderueshme monetare./Balkan Web

I maskuar me kallashnikov si personazhi horror ‘Scream’/ Ky

I maskuar me kallashnikov si personazhi horror ‘Scream’/ Ky