TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dhoma e Avokatisë do të zhvillojë ditën e sotme një mbledhje urgjente në Tiranë për dhunën barbare të ushtruar nga juristit Sokol Mëngjesi.
Mbledhja urgjente do të zhvillohet në orën 12:30, ndërsa në fokus të takimit do të jetë përshkallëzimi i qëndrimit të Dhomës së Avokatisë.
Ndërkohë është kërkuar pjesëmarrja e të gjithë avokatëve që janë anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm në mbledhje.
Njoftimi i plotë:
Te nderuar Avokat anetare te Keshillit te Pergjithshem,
Ju njoftoj se diten e Marte, me date 04.6.2024, do te zhvillohet ne Tirane, Mbledhja e Jashtezakonshme e Keshillit te Pergjithshem te Dhomes te Avokatise te Shqiperise me rend dite, mbi dhunen barbare te ushtruar ndaj Avokatit Sokol Mengjesi dhe pershkallezimin e qendrimit te DH.A.Sh.
Mbledhja zhvillohet ne oren 12.30 pm tek Kompleksi “Xibraku”. Pjesemarrja juaj per shkak te situates eshte e domosdoshme, prandaj merrni masa per shtyrjen e gjyqeve.
Sekretari i pergjithshem Edmond KONINI.