TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Prefekti i Vlorës, Vangjel Tavo ka dalë pas një ore nga Prokuroria e Posaçme. Në një deklaratë të shkurtër për gazetarët ai i tha se ishte në SPAK për një kallëzim që kishte bërë para 3 vitesh.
"Isha si persona në dijeni për një kallëzim. U pyeta për një kallëzim që kam bërë në 2021", ka thënë Tavo shkurtimisht për mediat.
Pasi kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri u arrestua, Vangjel Tavo u komentua në mediat greke, si propozimi i kryeministrit Edi Rama për drejtimin e kësaj bashkie. Ky lajm u hodh poshtë pas emërimit të tij në krye të prefekturës të Vlorës në mars të këtij viti. Tavo ka mbajtur mandatit e deputetit dhe postin e ministrit të Shëndetësisë.