TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, do të vizitojë nesër (5 qershor) Shqipërinë.
Sipas axhendës së publikuar nga zyrat e shtypit italian, Meloni do të vizitojë Gjadrën, vendin ku do të vendoset kampi ku do të ndërtohet vendqëndrimi i emigrantëve afganë, nga marrëveshja e firmosur mes Italisë dhe Shqipërisë në nëntorin e vitit të kaluar.
Qendra nuk është ende gati, por kryeministrja italiane theksoi disa ditë më parë se “qeveria e saj kërkon që ato të fillojnë punën sa më shpejt”.
Sipas informacioneve, gjatë vizitës së saj, Meloni do të shoqërohet nga kryeministri Edi Rama, ndërsa në të njëjtën ditë pritet të kthehet në Romë, për shkak të detyrimeve të fushatës parazgjedhore të zgjedhjeve europiane.