AKTUALITET, 3 Qershor 2024, 21:47

"Rama takonte në zyrë bosët e mafias"/ Klodiana Lala: SPAK të shkojë të pyesë Arben Ahmetajn!

"Rama takonte në zyrë bosët e mafias"/ Klodiana Lala:

Gazetarja Klodiana Lala ka qenë e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ku u diskutua për pjesën e dytë të dokumentarit të Rai 3, për marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë për refugjatët, ku Shqipëria portretizohet si një narko-shtet. 

Arben Ahmetaj hodhi akuza të rënda, duke deklaruar se Edi Rama ka takuar në zyrë bosë të mafias. Sipas gazetares Lala, Ahmetaj mund t'i bëjë këto akuza edhe për interesat e veta, duke qenë se është në arrati, por prokuroria duhet të hetojë, madje të marrin dëshminë e ish zv.kryeministrit në Zvicër. 

"E di si është puna, zoti Ahmetaj është në kërkim ndërkombëtar, i rëndojnë akuzat për korrupsion, pastrim parash, mund të ketë shumë arsye të hedhë akuza, se mbase do të shpëtojë veten. Dua të diskutoj akuzat e zotit Ahmetaj. Janë akuza të rënda. A mundet sot një prokurori ti hetojë pretendimet e zotit Ahmetaj? Nëse krahu i djathtë i Edi Ramës deri dje, automatikisht kam të drëjtën të dyshoj që Arben Ahmetaj ka informacion, që krerë të grupeve kriminale mund të kenë shkuar në zyrën e Ramës", tha Lala. 

Lidhur me pretendimin se Ergys Agasi është koordinator mes Ramës dhe drejtuesve të krimit, Lala tha se edhe kjo duhet hetuar. 

"Ergys Agasin, Ahmetaj e akuzon si ndërmjetës në takimet e kryeministrit me njerëz problematikë, me bosë të mafias. Ajo që duhet hetuar, ky njeri nga erdhi? Çfarë detyre ka patur? Pse u bë i rëndësishëm në qarkun e Durrësit?

Nëse ka apo jo provë për implikimin e zotit Agasi në histori të krimit, duhet të japë shpejgim gazetari italian dhe prokuroria të shkojë te Ahmetaj. Është një akuzë shumë e rëndë. Sipas akuzave të Ahmetajt, në zyrën e kryeministrit, në zyrën që paguhet nga taksat tona kanë hyrë njerëz me rekorde kriminale apo negociatorë të krimit", deklaroi Lala.