AKTUALITET, 3 Qershor 2024, 23:37

Agron Shehaj optimist për partinë e re: Rrugëtim shumë i vështirë, por jam totalisht i bindur se do t’ia dalim

Agron Shehaj optimist për partinë e re: Rrugëtim shumë

Agron Shehaj u shpreh optimist në emisionin “Të Paekzpozuarit” në MCN TV se partia e re që ka themeluar do t’ia dalë në arenën politike. 

Agron Shehaj: Unë jam i bindur se kjo është gjëja e duhur. Nuk duhet të shikosh rrugëtimin e gjatë. Hidh hapin e parë, të dytin, të tretin. Kjo është punë për njerëz që kanë shëndet.

Ylli Rakipi: Pra partia jote mund të quhet edhe “E pamundura”. Pra ti kërkon të bësh të pamundurën?

Agron Shehaj: Çdo gjë para se të realizohet duket e pamundur. Jemi të vetëdijshëm se do të bëjmë diçka, se është rrugëtim shumë i vështirë, por prapë mbetem i bindur se do t’ia dalim. Jam totalisht i bindur.