TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjykata e Tiranës kaloi për gjykim dosjen e autorëve të dyshuar të vrasjes së Gentjan Bejtjas, 15 marsin e vitit 2014 në Larurshk të Fushë-Krujës.
Ilir Beqaraj dhe Edison Haxhiu janë marrë si të pandehur në këtë proces, të cilët dyshohet se kanë kryer vrasjen e Bejtjas, ndërsa Florian Plaku vijon të jetë në kërkim ndërkombëtar, i cili dyshohet e ka krijuar kushtet për vrasjen.
Ndërkohë, mësohet se Ilir Beqaraj mungoi në seancën e sotme. Ai sqaroi përmes një raporti mjekësor në gjykatë, se shkak i mungesës ishte gjendja e tij shëndetësore.
Ilir Beqaraj u arrestua si bashkëpunëtor për atentatin ku u vra Gentjan Bejtja brenda serës në oborrin e shtëpisë në Larushk. Ai ishte transportuesi i 4 atentatorëve. Hetuesit tashmë janë të bindur se nuk ka qenë ai në grupin e qitësve që gjetën hapur derën kryesore të oborrit dhe ekzekutuan Gentjan Bejtjen.
Beqaraj, i njohur ndryshe dhe si Ilir Brahimi apo Mançellari, mbërriti me makinën “Golf” pa targa vetëm pak sekonda pasi atentatorët kishin ardhur në fshatin Hasan dhe po digjnin automjetin. Pas kësaj, të pestë u nisën në drejtim të Bubqit për t’u arratisur.
Atentati ndodhi pak pas mesnatës së të martës, 4 korrik 2023 kur Ramazan Sino sapo kishte hyrë me makinë në oborrin e kunatit të tij bashkë me nipat. Atentati u shënua rreth orës 00:15 të 4 korrikut 2023, në oborrin e banesës së Gentian Bejtjas në fshatin Larushk, 20 km larg qytetit të Krujës. Në drejtim të tyre u qëllua me breshëri kallashnikovi, duke e lënë dajën e të miturve në vend, ndërsa të dy u plagosën. Autorët dogjën automjetin bashkë me 3 kallashët në afërsi të Tapizës, duke humbur çdo gjurmë. Për shkak të plagosjes së dy fëmijëve, dhe veprimeve hetimore që kanë të bëjnë me ta dosja penale i ka kaluar seksionit për të miturit në prokurorinë e Tiranës.