AKTUALITET, 9 Maj 2025, 13:17

Konflikti në familje/ Tentoi të shtypte me makinë vëllanë e tij, arrestohet 60 vjeçari në Tiranë

Konflikti në familje/ Tentoi të shtypte me makinë

Një 60-vjeçar ka rënë në prangat e policisë të Tiranës pasi tentoi të përplaste me makinë vëllain e tij. Pasi ushtroi dhunë psikologjikë ndaj tij, 60 vjeçari S.D., tentoi edhe ta shtypte me makinë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vorë arrestuan shtetasin S. D., 60 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj vëllait të tij dhe ka tentuar ta përplasë me automjet’, thuhet në njoftim.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.”