AKTUALITET, 9 Maj 2025, 12:14

Përleshja në mitingun e PD në Elbasan: Procedohet personi që bëri për spital djalin e Luçiano Boçit

Përleshja në mitingun e PD në Elbasan: Procedohet personi që

Policia ka proceduar penalisht një 36-vjeçar, i cili në mitingun e PD në Elbasan, grushtoi duke e bërë për spital Parid Boçin, djalin e deputetit demokrat, Luçiano Boçi.

36-vjeçari akuzohet për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Policia ka vënë në pranga 36- vjeçarin E.Totolaku, banues në Elbasan, për veprat penale "Plagosja e lehtë me dashje” dhe "Prishja e qetësisë publike". 

'Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E.Totolaku, 36 vjeç, banues në Elbasan, për veprat penale "Plagosja e lehtë me dashje” dhe "Prishja e qetësisë publike", pasi më datë 07.05.2025, në lagjen "Emin Matraxhiu", dyshohet se ka goditur me grushte shtetasin Parid Boçi, për motive të dobëta', njoftoi sot policia. 

Ndërkaq, ka pasur deklarata kondradiktore ndërmjet PD së Elbasanit dhe familjes së deputetit demokrat, Luçiano Boçi, në lidhje me përleshjen në mitingun e PD, ku i plagosuri mbeti djali i tyre.

Blerina Boçi, bashkëshortja e deputetit, ka reaguar në rrjetet sociale, teksa e ka cilësuar politik konfliktin ku u përfshi.

Në këtë mënyrë, Blerina Boçi hedh poshtë deklaratën e PD në Elbasan, sipas së cilës, konflikti ishte banal.