TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka mbajtur konferencën e fundit nga selia e PD-së para mbylljes së fushatës elektorale mbrëmjen e sotme, e cila i paraprin heshtjes zgjedhore.
Berisha u shpreh se kjo është konferenca e tij e fundit si kryetar opozite, sepse pas 12 Maj do të jetë në maxhorancë.
Ai theksoi se këtë e ka ndjerë çdo shqiptar, por më së shumti kryeministri Edi Rama, theksoi Berisha.
“Do të jetë konferenca ime e fundit si kryetar opozite, pasi pas datës 12 Maj kjo opozitë do të bëhet maxhorancë e Shqipërisë.
E ka ndjerë çdo shqiptar, është ndjesia më reale, por në mënyrën më të frikshme e ka ndjerë Rama”, tha Berisha.