AKTUALITET, 15 Shtator 2025, 13:19

Rrëmbyen 56-vjeçarin pas një konflikti me djalin e tij, shpallen në kërkim dy të rinjtë në Tiranë

Rrëmbyen 56-vjeçarin pas një konflikti me djalin e tij,

Dy të rinj janë shpallur në kërkim nga Policia e kryeqytetit pasi dyshohet se kanë rrëmbyer për disa orë një 56-vjeçar.

Në njoftimin zyrtar për mediat bëhet me dije se 28-vjeçarët me iniciale E.Z dhe E.N, e mbajtën peng për shkak të një konflikti që të rinjtë kishin me djalin e tij.

Vijon puna për kapjen e tyre.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5:

shpallën në kërkim shtetasit E. Z., 28 vjeç dhe E. N., 28 vjeç, pasi dyshohet se i kanë hequr lirinë, për disa orë, një 56-vjeçari, për shkak të një konflikti që kishin me djalin e tij. Punohet për kapjen e tyre dhe për dokumentimin e plotë të rastit”, njoftoi sot policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.