AKTUALITET, 15 Shtator 2025, 13:27

Rama këshillon deputetët e rinj të PS: Kujdes me komunikimin dhe...hiqni dorë nga “punësimet”

Rama këshillon deputetët e rinj të PS: Kujdes me komunikimin

Në mbledhjen e grupit të Partisë Socialiste, A2CNN mëson se Edi Rama ka “këshilluar” deputetët e tij të rinj që të kenë kujdes me komunikimin, si me gazetarët, ashtu edhe me takime të tjera zyrtare.

Gjithashtu, u është kërkuar që deputetët të heqin dorë nga “punësimet”.

Një urdhër që është dhënë edhe më parë, por mesa duket vijon të mbetet problem.

Gjithashtu, u ka kërkuar që duhet të merren me ngritjen e Komisionit të Etikës në çdo bashki.