AKTUALITET, 1 Nëntor 2023, 09:50

VIDEO/ Pas reshjeve të shiut, Kukësi përfshihet nga mjegulla e dendur

VIDEO/ Pas reshjeve të shiut, Kukësi përfshihet nga mjegulla e

Mëngjesin e sotëm qyteti i Kukësit është zgjuar me mjegull të dendur, pas reshjeve të shiut të rëna gjatë natës

Për shkak të dendësisë së lartë, mjegulla ka zvogëluar fushë-pamjen dhe për pasojë edhe lëvizjen e qytetarëve në kalimin e rrugëve por edhe drejtuesve të automjeteve.

Fenomeni i mjegullës ka përfshirë edhe një pjesë të gjatësisë së “Rrugës së Kombit”, pikërisht nga segmenti Kolsh-Pobreg.

Mjegulla e dendur ka detyruar drejtuesit e automjeteve në këtë arterie të rëndësishme të ulin shpejtësinë e mjetit, përdorimin e dritave të mjegullës dhe rritjen e vegjilencës gjatë drejtimit për shkak të kufizimit të fush-pamjes deri në 30-40 metra.

Muajit nëntor, dhjetor e janar në Kukës karakterizohen me prani të fenomenit të mjegullës së dendur, kryesishtë në pjesën e parë të ditës.