TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri i vendit Edi Rama këtë të hënë ndodhet në një vizitë në Londër ku është takuar me presidenten e BERZH, Odile Renaud.
Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook bën me dije se kryetemë në këtë takim kanë qenë investimet e huaja në Shqipëri.
Gjithashtu ai bën me dije se një rëndësi të veçantë e këtyre investimeve janë edhe hekurudhat Durrës – Prishtinë dhe Durrës – Lin, pjesë e Korridorit 8.
“Për projektet tanimë të miratuara të investimeve, Bajpasi i Tiranës, hekurudha Vorë – Hani i Hotit, Parku Fotovoltaik i Lundrueshëm në Vaun e Dejës dhe përshpejtimin e procesit për gazsjellësin Adriatiko-Jonian, si edhe hekurudhat Durrës – Prishtinë dhe Durrës – Lin, pjesë e Korridorit 8”, shkruan Rama.