AKTUALITET, 26 Tetor 2023, 15:58

I akuzuar se kishte lidhje me ish-zyrtarin e FBI, McGonigal, ja momenti kur Dorian Duçka paraqitet në SPAK

I akuzuar se kishte lidhje me ish-zyrtarin e FBI, McGonigal, ja momenti kur

Pamjet që shihni tregojnë momentin kur ish-këshilltari i kryeministrit Edi Rama, Dorian Duçka paraqitet pranë ambienteve të SPAK.

Siç shihet në videon e publikuar nga LSA, Duçka, emri i të cilit doli në dosjen hetimore të ish-zyrtarit të FBI, McGonigal, futet i vetëm në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion.

Ende nuk dihen arsyet se përse Duçka është thirrur nga Prokuroria e Posaçme. Kujtojmë se emri i Duçkës u përmend gjerësisht lidhur me çështjen e ish-shefit të kundërzbulimit të FBI-së në zyrën e Nju Jorkut, Charles McGonigal dhe lidhjeve të tij me Shqipërinë.